Protesta po hyn në një fazë të re? Aktivistja propozon ngritjen e një Kuvendi Kombëtar Qytetar

Protesta po hyn në një fazë të re? Aktivistja propozon ngritjen e një Kuvendi Kombëtar Qytetar

Aktivistja Flora Xhemani Baba ka bërë një thirrje publike për krijimin e një”Kuvendi Kombëtar Qytetar”, që sipas saj do të përfaqësojë zërin e qytetarëve dhe do të shërbejë si një institucion i ri shoqëror për ndryshimin e sistemit aktual. Në një postim në Facebook, ajo shprehet se protesta po hyn në një fazë të re dhe se tashmë kërkohet një përfaqësim legjitim i qytetarëve, duke ftuar të gjithë ata që dëshirojnë të kandidojnë të kontaktojnë me të për t’u bërë pjesë e grupit organizues. Sipas Babës, Kuvendi duhet të përbëhet nga qytetarë nga Shqipëria dhe diaspora, të cilët janë shprehur publikisht kundër klasës aktuale politike. “Të nderuar miq, në jetë dhe këtu në Facebook! Protesta po hyn në një fazë të re, ku kërkohet një...