“Protesta, ndërhyrje të huaja”/ Balla pas mbledhjes së Grupit: Marjana Koçeku të dorëzojë mandatin, e ka fituar nga PS

“Protesta, ndërhyrje të huaja”/ Balla pas mbledhjes së Grupit: Marjana Koçeku të dorëzojë mandatin, e ka fituar nga PS

taulant balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, ku u ndal veçanërisht te protestat që po zhvillohen prej disa javësh në Tiranë. Balla deklaroi se mbledhja e socialistëve ishte e fokusuar kryesisht te axhenda parlamentare dhe disa kërkesa për mocione me debat, ndërsa komentoi edhe protestën qytetare që ka hyrë në ditën e 30-të.  Në deklaratën për mediat, Balla rikonfirmoi qëndrimin e mazhorancës se protestat para Kryeministrisë janë ndikuar nga faktorë të jashtëm, duke përmendur edhe shtete që ai i cilësoi si “armiqësore”, përfshirë Iranin, si dhe motive që lidhen me konkurrencën rajonale. “Mbledhja e grupit ishte e fokusuar te agjenda jonë parlamentare dhe, po ashtu, jam informuar nga grupi...