Protesta merr rrugët e Tiranës, qytetarët nisin xhiron e mbrëmjes

Protesta merr rrugët e Tiranës, qytetarët nisin xhiron e mbrëmjes

Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin e kthyer në një traditë, në rrugët e Tiranës. Me thirrjet ‘Shqipëria kërkon revolucion’, ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’, ‘bashkohuni me ne’, protestuesit kërkojnë largimin e qeverisë dhe të gjithë klasës politike në vend. Kujtojmë se një prej organizatorëve të protestave që po zhvillohen prej 44 ditësh në Tiranë, Edison Lika, tha se shqiptarët këtë vit nuk do të bëjnë pushime verore. Gjatë fjalës së tij në tubimin para Kryeministrisë, Lika tha se shqiptarët duhet t’i bojkotojnë këtë vit pushimet verore, në mënyrë që të bëjnë gjithë jetën pushime. “Në 44 ditë i keni thënë këtij shteti që i duam vëllezërit dhe familjarët tanë në Shqipëri dhe jo jashtë shtetit. Ne nuk duam të...