Protesta, Koçeku: Kur shtetit i mbarojnë argumentet, mbet shkopi i gomës dhe prangat

Protesta, Koçeku: Kur shtetit i mbarojnë argumentet, mbet shkopi i gomës dhe prangat

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku ka reaguar pas tensioneve të zhvilluara ditën e sotme mes protestuesve, deputetëve dhe uniformave blu para Kuvendit. Me anë të një postimi në Facebook, Koçeku shkruan se policia ushtroi dhunë ndaj protestuesve, duke shtuar se një shtet që u përgjigjet pakënaqësive të qytetarëve me dhunë, demonstron pafuqi. “Kam ndjekë me shqetësim sot dhunën policore të ushtrueme mbi protestuesit. Më vjen keq që i vetmi komunikim dhe mesazh politik që ky pushtet mundet me u ofru protestuesve asht dhuna. Kur argumentet i mbarojnë nji shteti, mbesin vetëm shkopi i gomës, prangat dhe çizmja e policit. Por asnji pushtet nuk e ka zgjatë jetën e vet tu i goditë qytetarët që kërkojnë me u dëgjue. Merrni datat ma kyçe të historisë...