“Protesta ka mbërritur si një shqetësim në seli”/ Rama këshilla socialistëve, flet analisti: Lufta politike po…

“Protesta ka mbërritur si një shqetësim në seli”/ Rama këshilla socialistëve, flet analisti: Lufta politike po…

Në një intervistë televizive, analisti Mentor Kikia ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me protestat dhe qasjen e qeverisë, duke theksuar se debati politik është zhvendosur gjithnjë e më shumë në hapësirën online. Sipas tij, kryeministri Edi Rama, gjatë një mbledhjeje me grupin parlamentar, ka shprehur shqetësim për ndikimin e protestave dhe mënyrën se si ato po shpërndahen në rrjetet sociale. Kikia thekson se në vend që të trajtohet përmbajtja e kërkesave të protestuesve, vëmendja është zhvendosur te “algoritmi” dhe mekanizmat e shpërndarjes së mesazheve në internet. Ai shton se pas këtij momenti është vënë re një rritje e aktivitetit të zyrtarëve dhe përfaqësuesve të mazhorancës në rrjetet sociale, të cilët po publikojnë më shumë informacion për të kundërshtuar narrativën e protestave. Kikia e përshkruan...