‘Protesta ka arsye’, Rama pranon keqqeverisjen: Nuk është algoritmi organizator, as forcat e huaja armiqësore
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë në plazhin e Jalës në jug të vendit. Rama foli mbi protestën kundër tij dhe qeverisë që vijon prej 41 ditësh, teksa pranoi se pikënisja e saj mund të jetë keqqeverisja e tij dhe Partisë Socialiste. Kryeministri sqaroi deklaratat e tij se pas protestës qëndron Irani apo algoritmi, duke theksuar se protesta nuk organizohet nga algoritmi apo forcat e huaja armiqësore. Sipas tij vërtet shqetësimet e njerëzve dhe përditshmëria e tyre i bën ata të dalin në protestë që prej ditës së parë. Por algoritmi mund ta amplifikojë sipas tij zhurmën apo nxitjen nga videot e manipuluara. Rama: Protesta ka arsye që lidhen me të përditshmen e njerëzve janë të qenësishme për tu lexuar siç duhet....
Burimi:
sot.com.al