Protesta hyn në ditën e 52-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
Protesta në Tiranë ka hyrë në ditën e 52-të radhazi, ku qytetarët janë mbledhur për të protestuar para godinës së Kryeministrisë. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, prej nga është zhvilluar një marshim përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me destinacion godinën e Kryeministrisë. Gjatë tubimit përpara Kryeministrisë, përfaqësues dhe pjesëmarrës në protestë po mbajnë fjalime, ku kanë artikuluar qëndrimet e tyre teksa sot shënohet protesta e 52-të radhazi. Ndërkaq, gazetari Mario Merhori i cili po ndjek në terren protestën ka bërë të ditur se protestuesit do të jenë në shesh edhe përgjatë muajit gusht. “Një nga kërkesat kryesore është largimi i qeverisë aktuale, hapja e rrugës për qeverinë teknike 12-mujore dhe po ashtu zgjedhje të reja të parakohshme, ndryshime në kodin zgjedhor,...
Burimi:
javanews.al