Protesta e Zvërnecit ndryshon edhe skenarin e opozitës, Berisha: Kishim në plan të organizonim tonën, por nuk do rivalizojmë me tubimin në bulevard

Protesta e Zvërnecit ndryshon edhe skenarin e opozitës, Berisha: Kishim në plan të organizonim tonën, por nuk do rivalizojmë me tubimin në bulevard

Kreu i PD-së Sali Berisha ka ndryshuar skenarin e partisë pas protestave në Zvërnec. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale Berisha u shpreh se ata kishin pasur në projekt të thërrisnin protestën kombëtare, por shtoi se nuk do donin të rivalizonin me tubimin në bulevard. “Ne kemi patur në projekt të thërrasim protestën kombëtare, por nuk e kemi bërë për shkakun e vetëm të protestës së përditshme të qytetarëve. Iu kemi dhënë atyre, në respekt të tyre i kemi dhënë përparësi, ndërkohë demokratët, të gjithë ata që kanë dashur të protestojnë kanë shkuar dhe kanë protestuar. Ky është qëndrimi. Pra, as nuk kemi bërë përpjekje, kemi respektuar e kanë thirrur të tjerë, dhe kanë meritën e tyre, e kam quajtur të jo të arsyeshme...