Protesta e studentëve për gjuhen shqipe në RMV, Hoti: Tirana zyrtare hesht, shkarkon ambasadorin pse mbrojti shqiptarët
Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me raportimet për shkarkimin e ambasadorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani. Hoti e cilëson të papranueshëm një vendim të tillë, duke deklaruar se reagimi i vetëm nga “Tirana zyrtare” për mbrojtjen e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut po rezulton të jetë largimi i ambasadorit nga detyra. “Nëse ky lajm është i vërtetë, kemi të bëjmë me një akt të turpshëm. Ndëshkohet një ambasador sepse mbrojti të drejtat e shqiptarëve, të garantuara që prej Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2001”, shkruan Hoti në reagimin e saj. Postimi i Hotit: Reagimi i vetëm nga Tirana zyrtare për mbrojtjen e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut qenka shkarkimi i ambasadorit Denion...
Burimi:
syri.net