Protesta e Koalicionit për Familjen kundër terapisë hormonale, PD i bashkohet marshimit ‘Pro Jetës’

Protesta e Koalicionit për Familjen kundër terapisë hormonale, PD i bashkohet marshimit ‘Pro Jetës’

Partia Demokratike ka  njoftuar anulimin e foltores së kësaj të marte, 1 qershor përballë kryeministrisë. Vendimi nga selia blu, vjen në kuadër të zhvillimeve shoqërore dhe politike, teksa pritet një protestë nga ana e Koalicionit për Familjen. Kjo e fundit do të protestojë kundër terapive hormonale për ndryshimin e gjinisë, të cilat, sipas organizatorëve, përbëjnë pjesë të një agjende që dëmton familjen. PD është në mbështetje të tubimit, ndërsa ky i fundit do të mbahet në orën 18:00 në Sheshin ‘Skënderbe’. Njoftimi: Në ndjekje të zhvillimeve shoqërore dhe politike, Partia Demokratike nuk do të zhvillojë sot Foltoren e përjavshme të së hënës përpara Kryeministrisë, por do të marrë pjesë në mbështetje të tubimit të Aleancës për Familjen kundër terapive hormonale për ndryshimin e gjinisë, të...