Protesta e kapur nga Berisha dhe Kurti, njëri te SHQUPI dhe tjetri në Prishtinë
Analisti Skënder Minxhozi ka komentuar ecurinë e protestave qytetare që zgjasin prej ditësh. Sipas tij, fillimisht ky reagim u idealizua, por më pas u “Berishizua” dhe “Albinizua” nga ndërhyrjet e partive të mëdha opozitare. Minxhozi e cilësoi lëvizjen si një trup pa kokë me të cilin është e pamundur të komunikosh, pasi i mungon përfaqësimi i qartë. Ai paralajmëroi se identifikimi i mundshëm i liderëve mund ta çojë këtë protestë direkt drejt përçarjes. Në mbyllje, analisti ngriti pyetjen se si do të menaxhohet energjia e krijuar dhe cila do të jetë lëvizja e radhës nga ana e qeverisë. “Ajo që nuk po ndodh më duket më e rëndësishme se sa ajo që ka ndodhur. Në fillim kjo protestë u idealizua më vonë u Berishizua dhe...
Burimi:
ntv.al