“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

Analisti Roland Bejko e ka cilësuar protestën e fundit si të pazakontë, duke theksuar se ajo ndryshon ndjeshëm nga protestat e mëparshme, si ajo kundër armëve kimike, për shkak të numrit të madh të kërkesave dhe mungesës së një objektivi të vetëm. Bejko u ndal edhe te qëndrimi i faktorit ndërkombëtar, duke vlerësuar se deri më tani nuk ka pasur një mbështetje të qartë për protestuesit. Duke komentuar elementët që shoqëruan protestën, ai tha se një pjesë e mirë e pjesëmarrësve me bindje liberale ishin kundër përdorimit të arkivolit simbolik, dhunës dhe maskave. “Këto janë protesta të pazakonta. Te protesta e armëve kimike kishim një objektiv të caktuar. Fokusi ishte i përqendruar aty, nuk kishte kaq kakofoni. Nuk kërkohej dorëheqja e kryeministrit, sot kërkesat janë...