Protesta, Berisha: Studentëve u bëhet presion për provimet
Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim të organizuar nga Departamenti i Arsimit. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se studentëve u bëhet presion për provimet nëse shkojnë në protestë, ndërsa shtoi PD duhet të marrë pjesë në tubim me flamurin qytetar, duke dhënë një mesazh se ndoshta edhe ai mund t’i bashkohet. “Disa informacione shumë shqetësuese tregojnë se janë bërë presione mbi studentët. Studentët janë në provime. Dhe studentët janë masivisht në protestë, por ka edhe pedagogë që u kanë bërë presion atyre. Ju, në departamentet tuaja duhet të jeni avokatë të studentëve dhe nuk duhet të pajtoheni me asnjë njeri që u bën presion studentëve. Aty ka njerëz të të gjitha bindjeve, të jemi realistë… se janë ca opozitë e...
Burimi:
opinion.al