‘Prokuroria s’guxon të thërrasë Ramën’/ Malltezi: Dy dëshmitarët e sotëm rrëzuan pretendimet e prokurorisë për dosjen Partizani

‘Prokuroria s’guxon të thërrasë Ramën’/ Malltezi: Dy dëshmitarët e sotëm rrëzuan pretendimet e prokurorisë për dosjen Partizani

Në SPAK u zhvillua sot seanca e radhës për dosjen “Partizani”, ku dëshmoi ish-zëvendëskryeministri dhe ish-ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa lidhur me mënyrën e trajtimit të klubit sportiv dhe pronës së tij gjatë periudhës së detyrës së tij në vitet 2009–2012. Gjatë dëshmisë së tij, Oketa deklaroi se çështja e “Klubit Partizani” nuk ka pasur ndonjë rëndësi apo trajtim të veçantë në Ministrinë e Mbrojtjes gjatë kohës që ai e drejtonte. Sipas tij, klubi është trajtuar si subjekt privat dhe nuk ka qenë pjesë e diskutimeve institucionale. Në seancë u përmendën edhe çështje procedurale lidhur me kalimin e pronës dhe zbatimin e vendimeve të Këshillit të Ministrave, ndërsa Oketa deklaroi se nuk ka pasur interes të veçantë institucional për këtë pronë dhe se çdo veprim...