Projektligji për Portën e Alpeve, Balla apel opozitës për unitet në Kuvend

Projektligji për Portën e Alpeve, Balla apel opozitës për unitet në Kuvend

Duke sjellë si statistikë 1.3 miliardë euro të investuara gjatë qeverisjes së Ramës vetëm në qarkun e Shkodrës, Taulant Balla i tha opozitës ta votojnë projektligjin për “Portën e Alpeve.” Ndër të tjera, ai kujtoi edhe kalimin e IBAR-it duke u shprehur se është një lajm i mirë për Shqipërinë, ndonëse shumë prej opozitës shpresonin të kundërtën. “Ne nuk krahasohemi asnjëherë me ju, kurrë, sepse ne krahasohemi veç me veten tonë. Mjaftuan këto 3 vite të para që Shkodra i dha PS për të vërtetuar sesi ishte marrë peng ajo bashki. Kur bëhet fjalë për të mirën e Shqipërisë, për investime të kësaj natyre, duhet që t’i bëjmë së bashku. Mendoj që financimi për të cilin flasim siguron jo vetëm burime financiare të favorshme, por...