Projektligji për financimin e partive politike, Peleshi i drejtohet Komisionit të Venecias për opinion

Projektligji për financimin e partive politike, Peleshi i drejtohet Komisionit të Venecias për opinion

Komisioni i Venecias ka njoftuar se Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, i është drejtuar zyrtarisht me një kërkesë për opinion mbi projektligjin “Për financimin e partive politike”. Sipas njoftimit, me anë të letrës së datës 27 prill 2026, Peleshi ka kërkuar vlerësimin e Komisionit të Venecias lidhur me këtë projektligj, i cili synon rregullimin e kuadrit ligjor për financimin e subjekteve politike në Shqipëri. Projekt-opinioni pritet të diskutohet dhe të miratohet në Sesionin e 147-të Plenar të Komisionit të Venecias, që do të zhvillohet më 12–13 qershor 2026. Drafti i dakordësuar mes dy forcave më të mëdha politike parashikon një sërë ndalimesh se kush nuk mund të dhurojë para për partitë, duke përfshirë të gjitha kompanitë që kanë kontrata koncesioni, apo PPP. Para...