Projektligji i ri për BSH: Guvernatori mund të arrestohet vetëm me autorizimin e Gjykatës Kushtetuese

Projektligji i ri për BSH: Guvernatori mund të arrestohet vetëm me autorizimin e Gjykatës Kushtetuese

Projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë parashikon mbrojtje të veçantë ligjore për Guvernatorin dhe zëvendësguvernatorët. Ky projektligj përcakton se ata nuk mund të arrestohen, nuk mund të privohen nga liria, apo t’i nënshtrohen kontrollit personal dhe të banesës pa autorizimin paraprak të Gjykatës Kushtetuese. Sipas nenit 72 të projektligjit, përjashtim bëhet vetëm në rastet kur Guvernatori ose zëvendësguvernatorët kapen në flagrancë ose ndiqen menjëherë pas kryerjes së një vepre penale. Në të gjitha rastet e tjera, prokurori i çështjes duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të marrë autorizimin për arrestimin ose kontrollin. Gjykata duhet të shprehet brenda dy javëve nga paraqitja e kërkesës. Projektligji përcakton gjithashtu se, nëse Gjykata Kushtetuese nuk merr një vendim brenda këtij afati, kërkesa për autorizim konsiderohet e refuzuar. “Neni ...