Projektligj i ri: Kripto-asetet në ‘lupën’ e tatimeve, raportim çdo vit, gjoba deri në 1 mln lekë

Projektligj i ri: Kripto-asetet në ‘lupën’ e tatimeve, raportim çdo vit, gjoba deri në 1 mln lekë

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Një projektligj i ri synon që të gjitha pasuritë në formën e kriptovalutave të jenë nën kontrollin e Tatimeve, për identifikimin e pronësisë së ofruesve të shërbimit si dhe të përdoruesve të parave digjitale për të shmangur evazionin fiskal. Në draftin e projektligjit "PËR SHKËMBIMIN AUTOMATIK TË INFORMACIONIT MBI KRIPTO-ASETET", të hedhur për konsultim publik të përgatitur nga Ministria e Financave si kërkesë e procesit të integrimit, parashikohet krijimi i një sistemi elektronik në vlerën e 80 milionë nga buxheti i shtetit.  Sipas projektligjit, ofruesit e shërbimeve të kripto-aseteve do të kenë detyrimin të mbledhin, verifikojnë dhe raportojnë informacion mbi klientët dhe transaksionet që kryhen në platformat e tyre. Këto të dhëna do t’i kalohen Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, e cila më pas do...