“Projekti u refuzua disa herë”/ Rama s’tërhiqet nga Zvërneci: S’preket Laguna, ndërtim vetëm në prona private

“Projekti u refuzua disa herë”/ Rama s’tërhiqet nga Zvërneci: S’preket Laguna, ndërtim vetëm në prona private

edi rama TIRANË- Kryeministri Rama deklaroi se ndërtimi do të bëhet vetëm në pronat private me dokumente. Kreu i qeverisë nënvizoi se Këshilli Kombëtar i Territorit ka vendosur kushte dhe kufizime për projektin, duke theksuar se laguna nuk preket dhe se nuk do të lejohet ndërtimi i marinës. Kjo e fundit siç thekson Rama ishte parashikuar në versionet e mëparshme të projekteve, por është hequr. Më tej, shtoi se projekti duhet të respektojë peizazhin natyror, cilësinë e habitatit dhe proceset ekologjike. “Pasi u refuzua projekti investitorët angazhuan 5 studio ndërkombëtare ndër më të mirat në botë, dhe një grup inxhinierësh nga më të mirët në botë që ende po punojnë të paraqesin studimin mjedisor që nuk e kemi ende. Lufta deri tani po bëhet me...