‘Projektet janë copy-paste’/ Çepa: Projektligji për AI është ‘Liza në Botën e Çudirave’, gjobat nuk kanë si të zbatohen
I ftuar në emisionin “KAFE SHQETO” në SYRI TV, Erikleo Çepa, anëtar i Departamentit të Inovacionit dhe Inteligjencës Artificiale, ka shprehur kritika të forta ndaj projektligjit të propozuar për Inteligjencën Artificiale në Shqipëri, duke e cilësuar atë si të shkëputur nga realiteti teknologjik dhe zhvillimet konkrete në vend. Sipas Çepës, shumica e ligjeve që miratohen në Shqipëri tentojnë të kopjojnë modele evropiane pa marrë parasysh kushtet dhe nivelin real të zhvillimit teknologjik në vend. Çepa kritikoi gjithashtu institucionet përgjegjëse për teknologjinë dhe transformimin digjital, duke deklaruar se shumë nga projektet që prezantohen si inovative janë, sipas tij, produkte të importuara ose modele të kopjuara nga platforma ekzistuese ndërkombëtare. Duke komentuar rolin e AKSHI-t në këtë proces, Çepa u shpreh se institucionet po ndjekin trendet globale...
Burimi:
syri.net