Progres me IBAR, Coela vendos te enjten, Këshilli Europian reagon për Vizion Plus

Progres me IBAR, Coela vendos te enjten, Këshilli Europian reagon për Vizion Plus

Shqipëria pritet të kalojë një prej provave më të rëndësishme në procesin e negociatave për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. Mësohet se në Bruksel vendet anëtare janë afër arritjes së dakortësisë për tekstin e pozicionit të përbashkët, të ndërmjetëm për grup kapitullin e parë. Sot çështja e Shqipërisë u diskutua në mbledhjen e grupit të punës për zgjerimin, i njohur me emrin Coela, por Këshilli Europian konfirmoi për Vizion Plus se do të ketë edhe një diskutim ditën e enjte, pasi  disa vende anëtare nuk e kanë dhënë ende dritën jeshile Ndërkaq, të premten miratimi i pozicionit të përbashkët për grup kapitullin e parë, ose thënë ndryshe miratimi i IBAR është vendosur në axhenden e mbledhjes së ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian....