Programi i ri për biznesin, Ibrahimaj: Qeveria do të jetë partnere e investimeve dhe rritjes së sipërmarrjes
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi skemën sovrane “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, një program që synon të mbështesë bizneset shqiptare përmes lehtësimit të aksesit në financim, me qëllim rritjen e investimeve, produktivitetit dhe konkurrueshmërisë në tregjet europiane. Ibrahimaj u shpreh se iniciativa është ndërtuar mbi nevojat reale të sipërmarrjeve shqiptare dhe synon të krijojë kushtet për një ekonomi më të fortë dhe më konkurruese. Ministrja tha se treguesit ekonomikë dëshmojnë një rritje të besimit të biznesit, duke theksuar se ekonomia shqiptare ka vijuar të zgjerohet dhe se numri i sipërmarrjeve të reja ka shënuar rritje. “Kemi parë një ekonomi që rritet në mënyrë dinamike, me një rritje prej rreth 4% nga viti në vit. Kemi rreth 25 mijë sipërmarrje të reja vetëm gjatë vitit...
Burimi:
javanews.al