“Procesi në PD po zhvillohet normalisht”, deputetja e PD: Asnjë problematikë në qarkun e Korçës
Deputetja e Partisë Demokratike, Ledina Alolli, ka deklaruar se procesi zgjedhor brenda partisë po zhvillohet normalisht dhe në përputhje me statutin dhe kuadrin ligjor të PD-së. Ajo theksoi se deri tani nuk janë raportuar problematika në degët e Maliqit, Kolonjës, Korçës, Pogradecit dhe Devollit, ndërsa procesi, sipas saj, ka qenë i qetë dhe normal. Alolli u shpreh se Partia Demokratike është e anëtarëve të saj dhe se ky proces është i rëndësishëm për forcimin dhe strukturimin e mëtejshëm të partisë. “Procesi po ecën mirë, normalisht, brenda të gjithë kuadrit ligjor dhe duke u bazuar tek statuti i Partisë Demokratike. Shihet një angazhim maksimal i të gjithë strukturës së Partisë Demokratike për t’u bërë pjesë e këtij procesi, që do të thotë çdo demokrat i Korçës,...
Burimi:
top-channel.tv