Procesi ndaj Veliajt/ Ish-prokurori: Po privohet nga ushtrimi i detyrës së kryebashkiakut; Juristi: Nasta dhe Nesti duhet të dilnin me fytyrë
Ish-prokurori Ervin Karanxha ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese konstatoi dy shkelje në procesin ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të cilat sipas tij janë ‘qëndrimi në kafaz xhami gjatë seancave gjyqësore dhe masa e sigurisë arrest me burg’. Duke komentuar vendimin e disa ditëve më parë të Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi që Gjykata e Lartë të rishqyrtojë kërkesën për liri të Veliajt, Karanxha tha se tani duhet të arsyetojë pse masa “arrest me burg” është e nevojshme dhe pse nuk mjaftojnë masa më të lehta sigurie, duke marrë parasysh edhe detyrën e tij si kryebashkiak. “Në lidhje me prezumimin e pafajësisë dhe qëndrimin e tij në kafaz, ne e kemi diskutuar se kafazi i xhamit për të paraburgosurit dhe kufizimi i komunikimit me mbrojtësit,...
Burimi:
javanews.al