“Proces i ngadaltë, por i rëndësishëm për Shqipërinë”/ OSBE ndan përshtypjet mbi ecurinë e Reformës Zgjedhore

“Proces i ngadaltë, por i rëndësishëm për Shqipërinë”/ OSBE ndan përshtypjet mbi ecurinë e Reformës Zgjedhore

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri vlerëson se puna e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore ka ecur ngadalë, por është për t’u përshëndetur jo vetëm rifillimi i aktivitetit të tij por dhe fokusi në çështje të rëndësishme si financimi i partive politike. Në një deklaratë për mediat nga Pogradeci, ambasadori i i OSBE-së, Michel Tarran, theksoi se organizata ka qenë e angazhuar që në fillim për të mbështetur komisionin me ekspertizë, duke nënvizuar se rekomandimet e ODIHR janë baza kryesore e punës. “Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është angazhuar në këtë punë për të mbështetur komisionin e posaçëm. Që nga fillimi kanë punuar ngadalë,kanë humbur kohë, por gëzohemi që kanë rifilluar punën e tyre. Dhe, siç e keni thënë, kanë punuar në temën e financimit...