“Privatizimi i “Partizanit” nuk ishte më në kompetencën e Presidentit”, Bamir Topi në GJKKO: Nuk kam pirë asnjë kafe me Malltezin

“Privatizimi i “Partizanit” nuk ishte më në kompetencën e Presidentit”, Bamir Topi në GJKKO: Nuk kam pirë asnjë kafe me Malltezin

Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka dëshmuar sot në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) në procesin për dosjen “Partizani”, ku të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi. Gjatë dëshmisë së tij, Topi u shpreh se nuk ka pasur kontakte personale me Malltezin, duke deklaruar se nuk është ulur asnjëherë me të për të pirë kafe. Ai tha se njeh disa prej personave të përmendur në proces për shkak të funksioneve të tyre apo njohjeve familjare, por jo për lidhje të drejtpërdrejta me çështjen. “Nuk jemi ulur qoftë për të pirë asnjë kafe me Jamarbër Malltezi. Me z. Begeja kemi banuar në lagjen e vjetër me distancë 400-500 metër. E njoh si pjesëtar të një familjeje të madhe në Tiranë. Z. Bektashi e njoh si...