“Prisni gjobën”/ Lamallari paralajmëron shoferët e pabindur

“Prisni gjobën”/ Lamallari paralajmëron shoferët e pabindur

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka publikuar një video ku shfaqen disa drejtues mjetesh që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Lamallari ka paralajmëruar se drejtuesit që bllokojnë trafikun apo kryejnë manovra të rrezikshme, nuk respektojnë këmbësorët në vija të bardha, do të përballen me masa ndëshkuese. Ai u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, duke theksuar se përdorimi i dronëve nga Policia e Shtetit do të vijojë për monitorimin e shkeljeve. Lamallari bëri të ditur gjithashtu se së shpejti në akset kombëtare dhe rrugët kryesore të vendit do të shtohen edhe kamerat inteligjente të sistemit “Smart City”, të cilat do të përdoren për evidentimin e shkeljeve. “Për kapriço të dikujt, nuk ka pse...