Mjeku i ri nga protesta: Pse të rinj që kanë studiuar këtu të kërkojnë të ardhmen jashtë vendit?
Në ditën e 74-të radhazi të protestës përpara godinës së Kryeministrisë kundër kreut të ekzekutivit Edi Rama, podiumit i është bashkuar edhe një mjek i ri, dikur pjesëmarrës në protestat studentore të vitit 2018. Ai ka denoncuar përpjekjet e qeverisë për të mbajtur me forcë profesionistët e shëndetësisë në vend, pa u ofruar kushte e paga dinjitoze. Gjatë fjalës së tij, mjeku i ri bëri një paralele mes lëvizjes studentore të vitit 2018 dhe krizës aktuale, duke theksuar se pakënaqësia në shoqëri është thelluar edhe më shumë: “Jam një nga studentët protestues në vitin 2018, aktualisht mjek i ri në profesion. Gjendja e sotme është pasqyrë e trishtë e situatës sonë në vitin 2018. Edhe atëherë u ngritëm për të njëjtat gjëra pak a shumë,...
Burimi:
ntv.al