Prishja kontratës së aeroportit të Vlorës/ Berisha: Kjo është një histori mafioze korrupsioni e Ramës, Ballukut, Ballës

Prishja kontratës së aeroportit të Vlorës/ Berisha: Kjo është një histori mafioze korrupsioni e Ramës, Ballukut, Ballës

“Po prishet kontrata e aeroportit të Vlorës sepse Pacolli nuk pranoi pazarin”. “Kjo është një histori mafioze korrupsioni e treshes Rama, Balluku, Balla”, tha kreu demokrat pas pyetjes së gazetares së Syri tv. Marsi Korreshi, SYRI TV: Zoti Berisha si e komentoni situatën e krijuar në aeroportin e Vlorës, ku biznesmeni Behgjet Pacolli ka njoftuar se qeveria shqiptare do të anulojë koncesionin për aeroportin, ndërsa ka paralajmëruar se do ta çojë çështjen në arbitrazhin ndërkombëtar. Faleminderit. Sali Berisha: Shqiptarët, për pasurimin e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, për plaçkitjen nga ana e tyre të paktën 130 milionë eurove biletat e munguara, po prishin një kontratë, për të cilën garantoj qytetarët e këtij vendi se do gjobiten me së paku 500 milionë euro. Po prishin një...