“Presim dritën jeshile për mbylljen e negociatave”, opozita akuzon se qeveria po mban sekrete

“Presim dritën jeshile për mbylljen e negociatave”, opozita akuzon se qeveria po mban sekrete

Shqipëria ka bërë progres të lartë në procesin për integrimin në BE. Kryengociatorja Majlinda Dhuka raportoi në komisionin  për Evropën dhe Punët e Jashtme  bilancin për procesin gjatë vitit 2025 dhe 4-mujorit të parë të 2026.  Bashkimi Europian I ka parashtruar Shqipërisë 101 kushte për mbylljen e negociatave. Dhuka cilësoi fushën e mbrotjes së mjesidist dhe të sigurisë ushqimore si kapitujt më sfidues, që kërkojnë një bashkëpunim në afatgjatë. “BE i ka parashtuar Shqipërisë 101 kushte per mbylljen e negocitiave per 31 kapituj. Kemi hartuar 31 draftplane pune në të cilat janë zbërthyer planet e veprimit për 600 nisma evropiane që në disa raste janë nisma ose ndryshime ligjore”, tha Majlinda Dhuka, Ministe e Shtetit dhe Kryenegociatore. Kryenegociatorja veçoi se gjatë kësaj periudhe është punuar...