Presidenti Begaj takohet me homologun polak: Vlerësojmë mbështetjen e palëkundur për integrimin në Bashkimin Evropian

Presidenti Begaj takohet me homologun polak: Vlerësojmë mbështetjen e palëkundur për integrimin në Bashkimin Evropian

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, mori pjesë sot, me ftesë të Presidentit të Republikës së Polonisë, Karol Nawrocki, në ceremoninë e nderimit të 70-vjetorit të Kryengritjes së Poznańit të vitit 1956, një nga ngjarjet më domethënëse të rezistencës kundër regjimit komunist në Evropën Qendrore dhe Lindore. Në kuadër të ceremonisë, krerët e shteteve të pranishëm miratuan një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës riafirmuan angazhimin për ruajtjen e kujtesës historike, mbrojtjen e lirisë, sovranitetit dhe të drejtës së kombeve për vetëvendosje. Në margjinat e aktivitetit, Presidenti Begaj zhvilloi një takim kokë më kokë me Presidentin e Republikës së Polonisë, Karol Nawrocki. Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen e Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur që Polonia i ka dhënë procesit të integrimit...