Presidenti Begaj pritet nga Papa në një audiencë në Vatikan
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi dje një vizitë zyrtare në Vatikan. Kreu i Shtetit u prit në një audiencë nga Papa Leone XIV në Pallatin Apostolik, me të cilin zhvilloi një bisedë të përzemërt. Në takim u vunë në dukje marrëdhëniet e shkëlqyera me Selinë e Shenjtë, procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, kontributi shqiptar për paqen dhe stabilitetin në rajon. Gjatë bisedës, një vëmendje e veçantë iu kushtua besimit, persekutimit të klerikëve dhe besimtarëve të krishterë në periudhën e komunizmit në Shqipëri. “Shqipëria, – theksoi Presidenti Begaj, ka vuajtur në mënyrë të tmerrshme nga ndalimi i besimit gjatë regjimit komunist”. Kreu i Shtetit u shpreh se në atë periudhë, por dhe në shekuj më të hershëm, shqiptarët e kanë...
Burimi:
vizionplus.tv