Presidenti Begaj pritet nga Papa Leone XIV në Vatikan, fton Atin e Shenjtë për vizitë në Shqipëri

Presidenti Begaj pritet nga Papa Leone XIV në Vatikan, fton Atin e Shenjtë për vizitë në Shqipëri

Presidenti Begaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Vatikan, ku u prit në audiencë nga Papa Leone XIV në Pallatin Apostolik. Takimi mes Kreut të Shtetit dhe Atit të Shenjtë u zhvillua në një atmosferë të përzemërt, ndërsa në qendër të bisedës ishin marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, procesi i anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian, si edhe roli i Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Një vëmendje e veçantë gjatë takimit iu kushtua besimit dhe historisë së persekutimit të klerikëve dhe besimtarëve të krishterë gjatë periudhës së komunizmit në Shqipëri. Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria ka vuajtur rëndë nga ndalimi i besimit gjatë regjimit komunist, duke nënvizuar se shqiptarët, edhe në periudhat më të vështira, e kanë...