“Pres dokumentet”- Berisha thotë se do shkojë në SHBA më 9 shtator: Kam dy ftesa, do marrë pjesë në konferencën e Republikanëve në Teksas, por…

“Pres dokumentet”- Berisha thotë se do shkojë në SHBA më 9 shtator: Kam dy ftesa, do marrë pjesë në konferencën e Republikanëve në Teksas, por…

Nëse dokumentet nuk i vijnë të aprovuara nga administrata e SHBA-ve, atëherë vizita e parashikuar e kryedemokratit Sali Berisha mund të mos realizohet. Në një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet sociale sot (29 gusht), kryetari i PD Sali Berisha u pyet lidhur me vizitën e tij në SHBA që pritet të realizojë më 9 shtator. Berisha hodhi poshtë pretendimet se është lajm i pavërtetë, duke thënë se do shkojë të marrë pjesë në konferencën e Partisë Republikane në Teksas. “Tani, që të jem i hapur, unë ju kam qenë në fillim kur jam pyetur, kam deklaruar se do shkoj në ndonjë konferencë. Në këtë kuadër, Partia Republikane Amerikane zhvillon në Teksas konferencën për zgjedhjet e mid-term, që i quajnë ata zgjedhjet në mes të mandatit....