Pr.ligji/ Shteti zgjeron kategoritë që përfitojnë ndihmë juridike falas, lehtëson procedurat dhe mbulon më shumë…
Qeveria ka propozuar ndryshime në ligjin “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti”, me synimin për të zgjeruar aksesin e qytetarëve në drejtësi dhe për të lehtësuar procedurat për përfitimin e ndihmës juridike falas. Projektligji parashikon zgjerimin e kategorive përfituese, procedura më të shpejta për rastet urgjente, si dhe mbulimin e një pjese më të madhe të shpenzimeve që lidhen me proceset gjyqësore dhe ekzekutimin e vendimeve. Ndër ndryshimet kryesore është zgjerimi i kategorive që përfitojnë ndihmë juridike pavarësisht të ardhurave. Për herë të parë përfshihen viktimat e krimit, viktimat e terrorizmit, personat që kërkojnë njohjen e statusit të aftësisë së kufizuar, përfituesit e pensionit social dhe skemave të tjera të mbrojtjes sociale, pjesëtarët e komuniteteve rom dhe egjiptian për çështje të dokumentacionit civil, si...
Burimi:
sot.com.al