“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën”, ja çfarë deklaronte Rama kur ishte në opozitë
Teksa vendi është përfshirë prej më shumë se një muaji nga një valë protestash masive që kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama në mënyrë të pangeociueshme, kreu i qeverisë ka zgjedhur të sulmojë dhe akuzojë protestuesit, madje duke i cilësuar edhe si të nxitur nga shtete e agjentura të huaja. Vite më parë, kur Rama ishte në opozitë, shprehej vetë se populli e ka kontratën me ata që qeverisin. “Ata që qeverisin duhet të japin përgjigje një më një për çdo pikë të shkelur të kontratës. Kjo qeveri e ka grisur kontratën me popullin dhe për këtë arsye populli duhet ta flakë”, shprehej Rama.
Burimi:
sot.com.al