Politika reagon për vrasjen e efektivit, Begaj: Policia e vendosur të luftojë krimin në çdo skutë! Koçiu e Bardhi: Dënojmë aktin
Politika shqiptare ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Lozhan të bahskisë Maliq, ku një efektiv policie u vra ndërsa një tjetrë u plagos rëndë gjatë një operacioni policor për kapjen e 43-vjeçarit Violand Bracellarri. Presidenti i vendit, Bajram Begaj i ka shprehur ngushëllimet familjes së efektivit të varë dhe i la uruar shërim të shpejtë efektivit të plagosur Edison Adri. Begaj: Bashkohem thellësisht me dhembjen për humbjen tragjike të jetës në krye të detyrës të policit Enea Mekolli dhe plagosjen rëndë të kolegut të tij, Edison Adri. I shpreh familjes ngushëllimet dhe solidaritetin më të lartë në emër të shtetit shqiptar në këtë ditë mjaft të rëndë për ta! I uroj shërim të plotë dhe sa më të shpejtë punonjësit të Policisë...
Burimi:
vizionplus.tv