‘Policia tejkaloi kompetencat’, organizatorët e protestës letër ambasadave të huaja: U përdor për frikësimin qytetarëve
Organizatorët e protestës kanë dënuar përdorimin e forcës nga Policia e Shtetit gjatë protestës së 2 korrikut, duke e cilësuar atë joproporcional dhe në kundërshtim me të drejtat kushtetuese të qytetarëve. Ata i janë referuar edhe gjetjeve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, sipas të cilit administrimi i protestës ka ngritur shqetësime për tejkalim të kompetencave nga policia. Në deklaratë kërkohet një hetim i pavarur për çdo rast të dyshuar të dhunës policore, si dhe lirimi i protestuesve të arrestuar gjatë tubimit. Gjithashtu, shprehet shqetësim për kontrollet e raportuara ndaj qytetarëve që synojnë t’i bashkohen protestës së radhës, duke i cilësuar ato si forma presioni dhe intimidimi. Organizatorët i bëjnë thirrje Policisë së Shtetit të garantojë mbarëvajtjen e protestës së ardhshme dhe të shmangë çdo veprim...
Burimi:
sot.com.al