‘Policia tejkaloi kompetencat dhe ushtroi presion ndaj qytetarëve’/ Organizatorët e protestës letër ambasadave

‘Policia tejkaloi kompetencat dhe ushtroi presion ndaj qytetarëve’/ Organizatorët e protestës letër ambasadave

Organizatorët e protestës i kanë dërguar një letër ambasadave të vendeve partnere në Tiranë, ku shprehin shqetësimin për mënyrën se si, sipas tyre, Policia e Shtetit menaxhoi protestën e 2 korrikut. Në letër, ata pretendojnë se është përdorur forcë joproporcionale ndaj protestuesve dhe se janë cenuar të drejtat kushtetuese të qytetarëve. Gjithashtu, organizatorët i referohen vlerësimit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, i cili ka ngritur dyshime se gjatë administrimit të protestës mund të ketë pasur tejkalim të kompetencave nga ana e policisë. Më tej, ata kërkojnë zhvillimin e një hetimi të pavarur për rastet e dyshuara të dhunës policore, ndërsa shprehin shqetësim edhe për kontrollet e raportuara ndaj qytetarëve që synonin t'u bashkoheshin protestave. Sipas tyre, këto veprime përbëjnë forma presioni dhe intimidimi. Në përfundim...