“Po zien një tjetër mega-skandal”, deputeti demokrat paralajmëron: Po krijohet AKSHI 2

“Po zien një tjetër mega-skandal”, deputeti demokrat paralajmëron: Po krijohet AKSHI 2

AKSHI është një gropë e zezë që nuk i dihet fundi. Kështu deklaroi në një studio televizive, deputeti demokrat Gjin Gjoni, i cili tha se bazuar në informacionet që kishte aty po bëhet nami, ndërsa ngriti pretendimin se po krijohet edhe një strukturë paralele, të cilën e quajti “AKSHI 2”. “Një institucion i cili është në varësi të kryeministrit dhe që është një gropë e zezë, më e madhe se inceneratorët, AKSHI është konsideruar grup i strukturuar kriminal dhe unë kam një informacion që nga institucionet të cilët janë përgjegjës që aty është nami. Nami, nuk i dihet fundi se çfarë është bërë aty dhe tani po na krijohet edhe një institucion paralel me atë dhe është AKSHI 2 që po krijohet sot për të...