“Po manipuloheni, kurth”/ Protestat masive, Rama thirrje: Bujrum, ejani dhe shikoni faktet
Ndërsa PS feston 35-vjetorin, protestuesit janë mbledhur sërish në shesh kundër investimit në Zvërnec. Kryeministri Edi Rama tha se protestuesit po manipulohen, duke e quajtur një kurth që po nxitet edhe nga vendet e huaja. Rama i ftoi protestuesit që të shkojnë të shohin faktet. “Këto ditë nuk kanë qenë të lehta as për mua. Nuk ka vend dhe ditë më të duhur që, me lejen tuaj, t’u drejtohem me disa fjalë edhe atyre që nuk janë këtu mes nesh. Duke nisur nga ata që kanë dalë dhe janë në protestë për të mbrojtur Zvërnecin dhe Sazanin, nga unë dhe nga qeveria e PS-së. Përpara 800 e ca mijë shqiptarëve që më kanë besuar udhëheqjen, nëse të tjerët nuk duan as të dëgjojnë apo të...
Burimi:
sot.com.al