“Po kërkoni të delegjitimohet kapitulli i parë që na fut në BE”, Braçe mesazh protestuesve: Kjo është një agjendë e rrezikshme!

“Po kërkoni të delegjitimohet kapitulli i parë që na fut në BE”, Braçe mesazh protestuesve: Kjo është një agjendë e rrezikshme!

Deputeti socialist Erion Braçe, ka reaguar sërish me anë të një videomesazh në rrjetet sociale, ku i drejtohet protestuesve në Tiranë. Ai shprehet se është kundër agjendave primitive dhe të rrezikshme sipas tij. “Shumë mesazhe dhe shumë komente edhe dje pas statusit për qëndrimet e mia. Një gjë duhet t’jua them: unë kam qenë socialist, jam socialist dhe mbetem socialist. Kjo nuk do të thotë që kam mbyllur sytë, kam mbyllur gojën dhe thjesht kam ngritur dorën. Jo, nuk e bëj dot këtë. Kështu që po kaloj te e dyta gjë. Reagim kundër agjendave, agjendave primitive dhe agjendave të rrezikshme. Po mundohem që sot, nesër e në vijim t’ju kthej përgjigje një nga një. E para është agjenda politike. Agjenda politike është evidente, shumë e...