“Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve”, Rama: ‘Sorrat dhe laraskat’ më akuzojnë se po sulmoj popullin!

“Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve”, Rama: ‘Sorrat dhe laraskat’ më akuzojnë se po sulmoj popullin!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria po ndjek me vëmendje shqetësimet e qytetarëve që kanë protestuar paqësisht. Përmes një deklarate në rrjetet sociale, ai mohoi akuzat se ka sulmuar protestuesit. Rama tha se po bëhet një dallim i qartë mes protestuesve paqësorë dhe atyre që, sipas tij, përhapin dezinformim. Rama: Angazhohen tufa sorrash dhe laraskash se po më akuzojnë mua se po sulmoj popullin që paska dalë në shesh, se po shaj rininë që qenka zgjuar e me radhë. Absolutisht, jo. Unë e kam bërë dallimin e ditës së flamingos me natën e korbit dhe sorrës. Nuk kam paragjykuar ata qytetarë që dolën të protestojnë paqësisht, se duan një mjedis më të mbrojtur. Nuk mund t’i paragjykoj njerëzit që duan shtet më të drejtë...