“Po centralizojnë pushtetin, jo shërbimet për qytetarët”, Haxhinasto kundër draftit të PS për Reformën Territoriale

“Po centralizojnë pushtetin, jo shërbimet për qytetarët”, Haxhinasto kundër draftit të PS për Reformën Territoriale

Edmond Haxhinasto i Partisë së Lirisë tha të premten se publikimi i hartës së re territoriale nga Partia Socialiste i dha fund mundësisë që reforma të ndërtohej me konsensus mes palëve dhe me fokus përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. Sipas tij, gjatë punës së Komisionit për Reformën Administrative dhe Territoriale nuk u analizuan pasojat e reformës së vitit 2015 dhe as nuk u diskutuan kriteret mbi të cilat duhet të mbështetej një ndarje e re. Në një postim në rrjete sociale ai argumenton se propozimi për uljen e numrit të bashkive synon centralizimin e funksioneve, shërbimeve dhe fondeve, ndërsa interesi i qytetarëve mbetet në plan të dytë. Sipas Haxhinastos, alternativa e opozitës me rreth 100 bashki është një model që afron shërbimet dhe forcon pushtetin vendor....