Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Nga 700 deri në 1000 lekë, shkak kostot e mirëmbajtjes

Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Nga 700 deri në 1000 lekë, shkak kostot e mirëmbajtjes

blendi gonxhja TIRANË- Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka folur pas mbledhjes së Qeverisë për mënyrën e menaxhimit të plazheve publike dhe tarifat e aplikuara në disa prej tyre. Sipas tij, disa plazhe publike janë tarifuar deri në 1000 lekë të reja, në varësi të zonës dhe shërbimeve që ofrohen. Lidhur me këtë, Gonxhja theksoi se vjen për shkak të kostove të larta të mirëmbajtjes, teksa solli si shembull Ksamilin, ku sipas tij nevojiten investime të vazhdueshme për ruajtjen e vijës bregdetare. “Numri i vizitorëve në vendin tonë është në nivele rekorde që nuk i kemi parë më parë. Kemi një risi të rëndësishme sivjet, përsa i takon menaxhimit të stacioneve të plazheve, për të bërë të mundur që të kemi një rregullator...