Shteti duhet të paguajë 180 milionë euro për arbitrazhet ndërkombëtare
Detyrimet që lidhen me vendimet e arbitrazheve ndërkombëtare dhe proceset gjyqësore ndaj shtetit shqiptar arritën në rreth 179.6 milionë euro në fund të vitit 2025. Të paktën kështu konfirmon Ministria e Financave në buxhetin faktik. Thuajse i njëjti nivel detyrimesh raportohej edhe në buxhetin faktik të 2024 duke mos treguar ndonjë avancim në proceset në të cilat shteti është i përfshirë. Nga totali prej 179.6 milionë eurosh, 69.8 milionë euro përfaqësojnë detyrime të mbetura nga vendime arbitrazhi dhe kosto ligjore, ndërsa 109.8 milionë euro janë detyrime kontingjente. Pesha më e madhe e ekspozimit lidhet me çështjen Arbitrazhi ICSID ARB/5/28 “Hydro dhe të tjerë kundër Shqipërisë” ku shteti është përballë sipërmarrësit Italian Francesco Becchetti. Raporti i Financave tregon një detyrim kontingjent prej 108.3 milionë euro, pa...
Burimi:
syri.net