“Kurti është lideri im politik, ndërsa Mojtaba Khamenei lideri im shpirtëror”
Albin Kurti dhe Mojtaba Khamenei janë dy emrat që Ikballe Huduti vendos krah njëri-tjetrit kur pyetet se kush është lideri i saj politik dhe ai shpirtëror. “Albin Kurti është lideri im politik, ndërsa Mojtaba Khamenei është lideri im shpirtëror”, shprehej Huduti në intervistë televizive të mëparshme, ndërsa shtonte se mburret me të dy. Gruaja që të enjten u shpall person i padëshiruar në Shqipëri, ka qenë pjesë e protestave që prej gati një muaji janë zhvilluar në Tiranë si reagim ndaj projektit turistik në Zvërnec dhe Sazan, por që më pas u zgjeruan me kërkesa dhe thirrje politike. Policia e Shtetit e shpalli Hudutin person të padëshiruar me motivacionin se përbën kërcënim për vendin, sigurinë kombëtare dhe rendin publik. Pwr këtë arsye u kërkua largimi i saj nga territori shqiptar dhe ndalimi...
Burimi:
ntv.al