Tërmetet në Venezuelë, shkon në 589 numri i viktimave, vijojnë kërkimet për të mbijetuar
Bilanci i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rënduar ndjeshëm. Presidentja në detyrë, Delcy Rodríguez, njoftoi se deri më tani kanë humbur jetën 589 persona, ndërsa 2.980 të tjerë janë plagosur. Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë operacionet për gjetjen e të mbijetuarve nën rrënoja, të mbështetura edhe nga skuadra ndërkombëtare, mes tyre 80 shpëtimtarë nga Zvicra dhe ekipe ndihme nga Meksika. Gjatë natës, ekipet lokale punuan në ndërtesat e shembura në Karakas dhe në shtetin La Guaira, ku një grua u nxor e gjallë nga rrënojat. Ndërkohë, dhjetëra familje vijojnë kërkimet për të afërmit e zhdukur. Situata në spitalet e La Guairas mbetet kritike. Mjekët raportojnë se dy spitalet kryesore janë tejmbushur me të plagosur dhe përballen me mungesa të theksuara të...
Burimi:
vizionplus.tv