“Shqipëria është më mirë se kurrë”, Gonxhja flet për protestën: S’mund të dorëhiqemi dhe të lëmë çdo gjë në mes

“Shqipëria është më mirë se kurrë”, Gonxhja flet për protestën: S’mund të dorëhiqemi dhe të lëmë çdo gjë në mes

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, në përfundim të mbledhjes së qeverisë, foli për protestën e qytetarëve të cilët prej rreth një muaji kërkojnë dorëheqejn e kryeministrit Rama dhe qeverisë. Ministri tha se qeveria është në një proces reflektimi dhe analize për të përmirësuar vendimmarrjen në interes të qytetarëve. Megjithatë, ai përjashtoi mundësinë që qeveria të japë dorëheqjen si përgjigje ndaj kërkesave të protestuesve, duke argumentuar se mazhoranca ka një mandat të marrë nga qytetarët dhe duhet ta respektojë atë. Ministri vlerësoi gjithashtu punën e bërë nga qeveria gjatë viteve të fundit, duke kujtuar se mandatet e saj janë përballur me sfida të jashtëzakonshme, si tërmeti i vitit 2019 dhe pandemia e COVID-19. Sipas Gonxhes, Shqipëria ka arritur t’i kapërcejë këto vështirësi dhe...