Avioni përplaset me rrokaqiellin më të lartë të Pekinit (VIDEO)

Avioni përplaset me rrokaqiellin më të lartë të Pekinit (VIDEO)

Një avion i vogël u përplas me rrokaqiellin “China Zun”, ndërtesa më e lartë në distriktin Chaoyang të Pekinit, duke shkaktuar alarm tek autoritetet kineze. Aksidenti ndodhi pasditen e së premtes (26 qershor), rreth orës 18:00 me orën lokale. Sipas raportimeve paraprake, avioni u shkatërrua plotësisht nga përplasja, ndërsa mbetjet e tij u shpërndanë në zonën përreth godinës. Nga impakti u dëmtuan edhe dy xhama të rrokaqiellit. Pamjet që qarkullojnë në rrjet tregojnë copat e avionit duke rënë në tokë, ndërsa nga kati përdhes i ndërtesës ngrihej një re e dendur tymi. #BREAKING A light aircraft has crashed into China’s tallest building The small aircraft crashed into China’s Zun CITIC Tower in Beijing, the city’s tallest skyscraper at 109 stories and 528 metres The aircraft,...